Gossip Showbiz

Aktori i njohur shqiptar reagon rreth situatës së Jozit dhe Gjestit?

Një situatë e ndodhur mbrëmë në Big Brother VIP ka ngjallur reagime të shumta pas një deklarate të fortë të Jozit drejtuar Gjestit, ku e quajti atë “kopil shkine”.

Ky incident ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, duke përfshirë aktorin e njohur shqiptar, Çun Lajçi, i cili ka reaguar me kritika të forta ndaj këtij qëndrimi.

Në një postim të tij, Lajçi shpreh habinë dhe indinjatën për mënyrën se si Jozi e ofendoi Gjestin, duke e quajtur “bir shkine” dhe duke përmendur rastin e Gertës që ishte rikthyer në shtëpinë e Big Brother pas një incidenti me Gjestin, ku ajo tentoi ta dëmtonte duke i hedhur alkool në fytyrë.

Lajçi ngre pyetje për mënyrën se si “Vëllai i Madh” e ka udhëhequr lojën, duke lejuar ofendimet që vazhdojnë të bëhen, duke kërkuar ardhjen e një zarfi të zi, i cili erdhi mëngjesin e sotëm duke përjashtuar Jozin.

Lajçi shpreh shqetësimin se një këngëtar që fiton nga ahengjet dhe dasmat kosovare mund të ofendojë në këtë mënyrë, duke fyer nënat kosovare.

Lajçi përfundon mesazhin e tij duke theksuar mbështetje të palëkundur për Gjestin dhe kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur Gjestin “më të mirin dhe më të dashurin” nga të gjithë banorët e shtëpisë, dhe duke i dhënë mbështetje të plotë fitores së tij dhe fitores së Kurtit në zgjedhjet e ardhshme.

Gjesti!

Ti vërtet je më i miri dhe më i dashuri ndër banorët që vetquhen VIP-a. E ke përkrahjen time të palëkundur, ashtu siç e ka edhe Albin Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fitore për të ty Besart, fitore për Ty Albin!