Gossip

Florence Pugh tregon betejën me sëmundjen e rrallë të fëmijërisë: “Ishte traumatike dhe e frikshme”

Aktorja britanike Florence Pugh ka folur hapur për problemet e saj serioze shëndetësore dhe fëmijërinë e vështirë që ka kaluar, duke zbuluar se është përballur me një gjendje të rrallë që i prekte frymëmarrjen.

Në një intervistë për podcastin e Louis Theroux, 29-vjeçarja rrëfeu se që në lindje vuante nga trakeomalacia, një çrregullim që bën që tubat e frymëmarrjes të jenë shumë të butë, duke e penguar të marrë frymë normalisht.

Kur linda, tubat e frymëmarrjes ishin shumë të butë. Kisha trakeomalaci dhe që në fillim dihej që diçka nuk shkonte. Zëri im ishte si i një gjeli, dhe shpesh dëgjohem ende ashtu kur qesh

-tregoi ajo.

Ylli i filmit “Little Women” kujtoi se kaloi vite të tëra në spitale, duke e përshkruar periudhën si “traumatike për prindërit” dhe “tejet e frikshme” për të.

Askush nuk dinte saktësisht çfarë kisha, vetëm që nuk mund të merrja frymë mirë. Kjo ndikonte edhe në sistemin tim imunitar

– shtoi ajo.

Florence tha se edhe pse gjendja e saj është përmirësuar me kalimin e viteve, problemet me frymëmarrjen vazhdojnë ta shoqërojnë.

Kur sëmurem, mund të bëhet shumë e frikshme dhe intensive. Shpesh ndodh pas periudhave të gjata pune, kur trupi im ndalon dhe sëmundja kthehet menjëherë në infeksion të mushkërive

– shpjegoi ajo.

Pugh tregoi gjithashtu se familja e saj ishte detyruar të zhvendosej në Spanjë gjatë fëmijërisë së saj për shkak të klimës më të ngrohtë, e cila ndihmonte në lehtësimin e frymëmarrjes.

Kam kaluar shumë vite mes spitaleve, me pneumoni të shpeshta dhe lodhje fizike të madhe. Nënës sime nuk i pëlqen të flasë për atë kohë, ishte e frikshme për të gjithë ne

– përfundoi aktorja.