Botë e Çuditshme Tech

Si mund ta ndryshojë teknologjia luftën…

Ekspertët kanë bërë një parashikim sesi do të ndryshojë teknologjia luftën. Sipas tyre, luftërat e ardhshme nuk do të zhvillohen më me armë bërthamore, por me sulme kibernetike shkatërruese të lëshuara nga kompjuterët kuantikë. Ish-ushtarë dhe agjentë të inteligjencës kanë folur për të ardhmen e teknologjisë sesi ajo do të ndikojë në zhvillimin e luftërave. Këto ndryshime do të ndodhin nga kompjuterët kuantikë miliona herë më të fuqishëm se ata që përdoren sot deri te robotët, të cilët do t’u japin ushtarëve forcë mbinjerëzore dhe dronët e kontrolluar nga inteligjenca artificiale.

Kjo teknologji do t’i lejojë ushtarët të shohin përmes dronëve ose pajisjeve të tjera robotike. Adam Seamons, Menaxher i Sigurisë së Informacionit në GRC International Group, tha se teknologjitë si VR janë përdorur tashmë për shumë vite për të trajnuar pilotët e ushtrisë, por edhe drejtuesit e automjeteve të tjera ushtarake të blinduara apo tanket.

Kombinimi i AR dhe VR do të bëhen thelbësore për trajnimin dhe funksionimin e sistemeve ushtarake në të ardhmen. Pjesa më e madhe e kësaj teknologjie do të mundësohet nga satelitët në orbitën e ulët të Tokës, të cilët ofrojnë internet shumë të shpejtë në fushën e betejës. Kjo teknologji do të rrisë ndjeshëm efikasitetin e ushtarëve në fushëbetejë.

Kompjuterët kuantikë mund të shkatërrojnë sistemet e bankave me shtypjen e një butoni. Andersen Cheng, Themelues dhe Kryetar Ekzekutiv i Post-Quantum, paralajmëron se kompjuterët kuantikë mund të përdoren për sulme shkatërruese ndaj rrjeteve të energjisë apo sistemit bankar global. Studiuesit janë shprehur se kompjuterët kuantikë, shumë herë më të shpejtë nga ato që përdorim ne sot, mund të thyejnë me lehtësinë më të madhe sistemet mbrojtëse.

Kompjuterët kuantikë do të jenë miliona herë më të shpejtë se “kompjuterët klasikë”, falë faktit që ata përdorin “qubits”. Ky përmirësim i jashtëzakonshëm do të thotë se ne duhet të jemi gati për këtë përpara se kjo të ndodhë, pasi do të ishte shumë vonë. Po zhvillohet një garë e fshehtë kuantike armësh, për të cilën ne nuk kemi shumë informacion.

Avionët e pajisje të tjera do të kontrollohen totalisht nga Inteligjenca Artificiale. Amerika dhe Britania aktualisht është duke përdorur dronët, por udhëheqësit ushtarakë mund të tundohen dhe do ta heqin njeriun fare nga ky “ekuacion”, sipas Cheng. Bioteknologjia dhe nanoteknologjia do t’i bëjë ushtarët më të aftë.

Bioteknologjia dhe nanoteknologjia ofrojnë mundësi për zhvillimin e performancës së ushtarëve, përmirësimin e kujdesit mjekësor në fushën e betejës. Ekzoskeletoni është një pajisje që mund të vendoset në trupin e njeriut dhe mund t’i shtojë atij fuqinë dhe dronët autonomë mund të futen në veprim. Gjenerali Robert Cone parashikon se një e katërta forcave amerikane do të jetë robotike deri në vitin 2030, duke e bërë ushtrinë më të vogël, por më vdekjeprurëse. Ndërkaq, Universiteti i Harvardit po planifikon të përdorë një chatbot me inteligjencë artificiale të ngjashëm me ChatGPT, si instruktor në klasat e shkencave të informatikës dhe kompjuterike.