Celebrities Gossip Showbiz

Si përgjigjet Ronela Hajati kur e pyesin për Young Zerka-n?

Së fundmi Ronela Hajati po bën shumë zhurmë me këngën e saj “Aventura”, e cila po rezulton shumë e suksesshme. E ftuar në një emision në Kosovë, Ronela nuk ka shpëtuar pa u pyetur për Young Zerka-n.

Si gjithmonë, këngëtarja u tregua shumë e shkathët dhe arriti t’i devijonte pyetjes me shumë humor. Kur Ronela u pyet për emrin e vërtetë të Young Zerka-s, ajo u përgjigj kështu:

Pse patjetër kjo pyetje?….Nuk e di, t’i hapim pasaportën. Dielli miq, rrezatimi i tij godet, rrezatimi i tij është fatal.

Ndërkohë, kujtojmë se të dy kanë realizuar dy këngë bashkë dhe kanë qenë në një lidhje, të cilën nuk e pranuan kurrë publikisht edhe pse linin hapësira që të kuptohej. Nuk dihen shkaqet e ndarjes, por ende edhe pasi ka përfunduar ata zgjedhin të mos flasin për njëri-tjetrin.