Love & Sex

Si të zbuloni nëse partneri ju gënjen?!

Sado aktorë të mirë të jenë meshkujt, gjuha e trupit i gënjen në një moment apo tjetër. Janë disa shenja shumë delikate të cilave i duhet kushtuar vëmendje maksimale.
Shihni nëse partneri juaj po fërkon hundën, prek qafën apo mbyll sytë, probabiliteti është që ai nuk po ju thotë të vërtetën.
Të gjithë themi gënjeshtra ndonjëherë, por nga ato që nuk kanë shumë peshë, pra deri diku të pranueshme, por kur bie fjala tek partnerët tanë shumë gjëra ndryshojnë.
Por si të kuptojmë nëse gjysma tjetër e jona po na gënjen?!

Fërkimi i veshit

Një person që po gënjen, në mënyrë të pavetëdijshme përpiqet të bllokojë tingullin e gënjeshtrës që po thotë, duke fërkuar veshin apo duke ndërprerë kontaktin me sy dhe shikojnë më larg nga po flisni.
Shenjë mund të jetë dhe prekja apo përkulja e veshit, duke treguar se dëshiron të ndërpresë bisedën pasi ka dëgjuar mjaftueshëm.

Mbulon hundën

Një ndër shenjat kryesore është fërkimi i lehtë i pjesës së poshtme të hundës, ku gishtat anojnë më shumë tek pjesa e gojës. Kjo tregon se po përpiqet të mbulojë të pavërtetat.

Kollë e rremë

Teksa ai po përpiqet të mbulojë gojën për të fshehur gënjeshtrën, mund të krijojë një kollë të lehtë të remmë për të shpërqëndruar bisedën.

Fërkimi i qafës

Kjo varion me njerëz, disa mund të fërkojnë qafën ose disa tërheqin jakën e bluzës apo këmishës teksa gënjejnë. Një gënjeshtar përjeton një ndjesi mpirje të qafës dhe fytyrës kur thotë të pavërteta, si dhe djersitje apo nxehtësi.

Mbyllja e syve

Nëse ju pyesni për diçka dhe ai hedh shikimin tuttje apo mbyll sytë do të thotë se diçka fsheh. Ata do të përpiqen të fërkojnë sytë më fuqishëm, sa më e madhe të jetë gënjeshtra. Gratë kanë tendencë që të prekin nën sy apo të shikojnë lart.