Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Si u takua Iliri dhe Donaldi pas një super finale si ajo e “Big Brother VIP 1”?

Mbrëmjen e sotme ka filluar sezoni i dytë i emisionit të vëllezërve Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Ndoshta nuk e prisnim por ja që ndodhi, i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë Ilir Shaqiri. Për herë të fundit ishin parë bashkë në finalen e ‘BBVIP1’, por mesa duket Iliri dhe Donaldi, i kanë lënë pas mëritë dhe sot janë pajtuar. Pse pranoi pas një viti Iliri që të ishte i ftuar në emisionin e vëllezërve?

Mendoj që gjërat duhen pjekur dhe doja t’ju dëgjoja. Me Donaldin njihem ndërsa me Romeon jo.

Si u takua Iliri dhe Donaldi pas një super finale si ajo e “Big Brother VIP 1”?

Ne jemi dashur, pavarësisht të gjithë asaj që quhej lojë me plot kuptimin e fjalës. Ajo që unë mora nga ajo shtëpi ishte përqafimi në natën e finales, me atë unë u largova nga gjithë ajo shtëpi. Kaloi një vit dhe ja ku jemi. Hera e fundit që unë e kam parë ka qenë kur ishte veshur si ‘Spiderman’.

Ndër të tjera të dy finalistët e BBV1 nuk lanë pa komentuar edhe lojën e banorëve që vazhdojnë në edicionin e dytë të këtij super formati.