Të ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë Ilir Shaqiri dhe Ledja Liku, të cilët do të sjellin së shpejti projektin e tyre më të ri “Yjet e Diasporës” në ekranin e Top Channel.
“Yjet Shqiptarë të Diasporës” është një talent show që ka si qëllim zbulimin dhe përzgjedhjen në të gjithë kontinentin Europës, por edhe më gjerë, të talenteve të rinj shqiptarë ose me origjinë shqiptare. I gjithë ky realizim ka ndodhur gjatë dhjetorit të vitit 2023, ku idea ka qenë si fillim e Ilirit. Më pas, siç të ftuarit u shprehën, janë bërë bashkë nëpërmjet Ledion Liços, i cili edhe i ka ndihmuar ta sjellin projekin në jetë.