Celebrities Live From Tirana

“Sikur më futën një thikë në stomak…”/Pas kritikave se vazhdoi lojën në “BBV” pas takimit me vajzat e saj reagon Diola Dosti!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nutricionistja e njohur dhe njëkohësisht ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, Diola Dosti. Si ndjehet Diola tani që ndodhet jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri?

Po e shijoj, kam shumë oferta, më kontaktojnë më shumë dhe deri diku në shërbimet që jap më njohin më shumë. Unë kam 10 vite që jam aktive në media dhe vetëm së fundmi po e shijoj shumë. Qëkur kam dalë nuk kam fjetur gjumë tamam. Elementet e mia aty nuk u shfaqën shumë sepse unë nuk i dua debatet. Në anën tjetër si nutricioniste brenda shtëpisë doja që të gjithë të kishim një rregull dhe të hanim bashkë. Ditët e para ia arrita ndërsa ditët e tjera të gjithë u shpërndanë. Unë kam një histori, suksesin tim në biznes dhe pjesën time të kërcimit. Unë e kam pasion kërcimin dhe si shpirt i lirë që jam e shpreha dhe aty.

Çfarë mendon Diola se e penalizoi në lojën e saj brenda “BBV”?

Jam larguar kur mendja e kishte parashikuar për të ikur. Qëkur më erdhën vajzat, nuk po e përballoja dot më. Kam parë komentet e shumë nënave që mendonin se duhet të kthehesha bashkë me vajzat. Unë nuk jam vetëm nënë, jam edhe baba për to dhe prandaj qëndrova për t’i ofruar një jetesë më të mirë. Pas takimit me vajzat u tërhoqa edhe nga debatet, mezi prisja të dilja sepse nuk po e përballoja dot më. Unë mendoj se isha personi më pozitiv që Vëllai i Madh takonte në dhomën e rrëfimit. Ndaja shumë pozitivitet dhe kam qenë fanse e çiftit Luiz-Kiara. Sa herë futesha në dhomën e rrëfimit thoja ‘po sa të mirë janë’. Unë një pjesë të shpirtit e kisha jashtë dhe kur erdhën vajzat ma sollën mbrapsht atë që më mungonte. Unë zgjohem me aromën e tyre. Unë jam prind dy herë për vajzat dhe e di sa shumë ju kam munguar. Kur pashë nga jashtë fytyrën e gocës së vogël pasi më takoi sikur më futën një thikë në stomak. Kam përjetuar emocionet më të forta ndonjëherë, ndjeva sikur i linda të treja përnjëherë dhe i kapa në krahë.