Celebrities Gossip Showbiz

Sipas Emma Stone ankthi është superfuqi por mos u keqkuptoni…/Aktorja shpjegon deklaratën e saj!

Aktorja e njohur e “Poor Things” Emma Stone në një intervistë me Radion Kombëtare Publike (NPR) foli për ankthin e saj të fëmijërisë, duke treguar se fillimisht e kishte të vështirë për t’u përballur me të, por gjeti një mënyrë që tja dilte mbanë.

Kam filluar terapinë rreth moshës 8-vjeçare, sepse po bëhej shumë e vështirë për mua të largohesha nga shtëpia për të shkuar në shkollë. Kam jetuar në njëfarë mënyre nga frika e këtyre sulmeve të panikut.

Aktorja, e cila tha se sulmin e parë të panikut e pati kur ishte 7-vjeçe, shtoi se besonte se burimi i ankthit të saj kur ishte më e vogël buronte nga frika e ndarjes nga nëna e saj.

Është një moshë e vështirë të jesh në gjendje të arsyetosh me veten, në moshën 7 ose 8-vjeçe dhe t’i thuash vetes se këto gjëra nuk janë të vërteta. Ishte shumë e vështirë të bindja veten ndryshe.

Gjithçka ndryshoi kur Stone filloi të aktronte në moshën 11-vjeçare. Aktorja tha se profesioni i dha asaj një mënyrë për t’u fokusuar pa u shqetësuar për atë që ndodhi më parë apo çfarë do të ndodhte më vonë. Ato përvoja kanë ndryshuar mënyrën se si ajo mendon për ankthin tani.

Unë u kam thënë shumë të rinjve që luftojnë me ankthin, se në shumë mënyra e shoh si një lloj superfuqie. Ankthi është si karburanti i raketës, duhet të ngrihesh nga shtrati dhe të bësh gjëra, sepse ke gjithë këtë energji brenda vetes. Kjo është me të vërtetë një dhuratë.

Rikujtojmë, se filmi “Poor Things” me protagoniste Stone po sheh një rritje të jashtëzakonshme në të ardhura. Filmi i Giorgos Lanthimos ka grumbulluar 11 nominime për Oscar-ët e këtij viti dhe deri më sot ka kaluar shifrën 50 milionë dollarë. “Poor Things” mblodhi gjithsej 11 nominime me George Lanthimos që pretendon një Oscar për regji. Kjo është hera e dytë që Giorgos Lanthimos do të pretendojë Oscarin për regjisorin më të mirë, pas nominimit të tij në vitin 2019, me filmin “The Favourite”.