Celebrities Showbiz

Sipërmarrësi Fisnik Syla zbulon planet e tij, ku do ta shohim në të ardhmen?!

Sipërmarrësi Fisnik Syla është një emër jo pak i njohur në publik. Ai ka qenë i lakuar në media për shkak të marrëdhënies së tij me këngëtaren Fjolla Morina. Fisniku prej 23 vitesh jeton në Belgjikë dhe në fakt atje nuk është i panjohur për mediat, pasi ka qenë pjesë e politikës nga ku u realizua edhe intervista ekskluzive për “Wake Up” mëngjesin e sotëm.

Fisnik ti njihesh si sipërmarrës i suksesshëm në Belgjikë, madje ke qenë dhe pjesë e politikës. Cili është qëllimi yt në të ardhmen?

Këtu në Belgjikë ka qenë shumë e vështirë të përparosh në biznese. Unë kam pasur fatin që jam futur dhe në politikë dhe kështu më kanë njohur. Në zgjedhjet e ardhshme do të kandidoj sërish dhe ky është plani për të ardhmen.

Je nga ato persona që ke kontribuar për bamirësi dhe jo të gjithë e dinë, madje gjatë pandemisë në portalet belge u shkrua se një biznesmen shqiptar dhuron mëngjes për 650 puntorë të spitalit. Cilat janë kategoritë që ke ndihmuar dhe që vijon të ndihmosh?

Nga ana e bamirësisë nuk kam patur qejf të lavdërohem. Është e vërtetë, gjatë pandemisë kemi dhënë 650 vakte këtu. Nuk kam qejf të jap shumë detaje, por kontribuojmë ku kemi mundësi. Siç është edhe fondi për ushtrinë tani. 

Fakti që tashmë je single a të kanë shkruar, a ka patur reagime në rrjetin tënd social?

Ka patur me mijëria reagime (qesh). Dasmën e rradhës do ta marrë vesh e gjithë bota, jo vetëm Shqipëria.

Pas kësaj marrëdhënie që u bë publike, e çon më në mendje të lidhesh me një tjetër personazh publik apo dëshiron që tashmë jetën tënde ta mbash private?

Jetës nuk i dihet. Edhe personazhet publikë janë personazhe normalë. Në jetë nuk i dihet se me kë lidhesh në të ardhmen.