Celebrities Showbiz

Situata e tensionuar brenda familjes, vjen dhe reagimi i Bella Hadid!

Këngëtari i njohur Zayn Malik është akuzuar se ka goditur nënën e partneres së tij Gigi Hadid, Yolanda Hadid dhe këtë e kanë konfirmuar disa burime shumë pranë tyre, të cilët edhe janë shprehur për gazetën e njohur ‘TMZ’ se Yolanda pretendon se është goditur nga Zayn javën e kaluar dhe se po e merr shumë seriozisht pjesën e paraqitjes së një denoncimi në polici në lidhje me këtë çështje.

Pas të gjithë ngjarjes së bujshme brenda familjes së modeles së famshme, Gigi Hadid. Nuk kanë munguar as reagimet e shumë familjarëve nga të dyja palët, si nga familja e Zayn ashtu edhe nga familja e Gigi-t. Pas akuzave se Zayn kishte goditur nënën e bashkëshortes së tij, komentet në lidhje me këtë u bënë të panumërta.

Së fundmi nuk ka munguar një reagim as nga Bella Hadid, motra e Gigi. Supermodelja postoi në llogarinë e saj në Instagram një imazh të një gruaje teksa po shihte perëndimin e diellit. Bella shkroi:

Unë nuk mund të bëj asgjë për ty, përveçse të punoj me veten time. Ti nuk mund të bësh asgjë për mua, veçse të punosh me veten tënde.

Vëllai dhe motra e Gigi Hadid, Bella dhe Anwar, i kanë bërë ‘unfollow’ ish-it të saj Zayn Malik mes raporteve se ai goditi nënën e tyre Yolanda Hadid. Pavarësisht se e njohin Zayn për vite dhe kanë qenë jashtë me të në disa raste të kaluara, vëllai dhe motra Hadid janë treguar më se të prerë dhe i kanë bërë të qarta qëllimet e tyre duke hequr ‘follow’ nga këngëtari. Kontrollet në Instagram tregojnë se modelet Anwar dhe Bella nuk e kanë më Zayn në listën e miqve të tyre. Ndërkohë edhe e dashura e Anwarit, Dua Lipa, nuk e ndjek më Zayn gjithashtu.