Celebrities Gossip Showbiz

Skandali ‘Dubai Porta Potty’, reagon për herë të parë publikisht e ‘shënjestruara’ Enca Haxhia!

Prej disa kohësh këngëtarja bukuroshe e ekraneve shqiptare Enca Haxhia është përmendur nga portalet për skandalin e publikuar ‘Dubai Porta Potty’. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel artistja ka reaguar duke treguar shumëçka. Sipas Encës nuk është nevoja të shkosh në Dubai për t’u bërë eskortë. Ndërkaq, Haxhia u shpreh se:

Në fillim mendova që nuk duhej të reagoja, por në momentin që shoh emrin tim të përfshirë në një gjë kaq skandaloze, kur në fund të ditës të gjithë e dinë se kush është Enca e sa vite ka që punon. Nuk domethënë që duhet të bësh gjëra skandaloze apo të kesh një dashnor apo të bësh gjëra imorale që të shkosh me pushime në një vend. Gjëja që u ndjeva me e fyer jo vetëm si Enca, por si vajzë, është dashakeqësia e portaleve shqiptare.

Skandali i Porta Potty nuk ndodh vetëm në Dubai, por edhe në Shqipëri. Unë në Dubai kam shumë shoqe të miat që jetojnë një jetë të thjeshtë, bëjnë punë të ndershme, nuk gjykoj asnjë vajzë në botë, sepse secili e bën llogarinë vetë në fund të ditës. Nuk ke nevojë të shkosh në Dubai për t’u bërë eskortë.

Që para se të dilte ky lajm, që herët e para që kam shkuar në Dubai, njerëzit thonin me kë ke shkuar, ke gjetur ndonjë sheik? Në radhë të parë, në Dubai mund të shkosh për pushime, në radhë të dytë atje ka mijëra vajza të bukura dhe nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik, jo të gjithë që veshin veshje tradicionale janë sheikë.