Celebrities Gossip Showbiz

Skandali i Balenciaga-s, ‘thyen’ heshtjen drejtori artistik i markës, Demna!

Pas skandalit me fushatën e Balenciaga-s, drejtori artistik i markës prestigjioize të modës, Demna, më në fund ka reaguar. Dizajneri gjeorgjian postoi një deklaratë të gjatë në Instagram, duke u zotuar të angazhohet me organizatat për mbrojtjen e fëmijëve.

Dua të kërkoj falje personalisht për zgjedhjen e gabuar artistike të konceptit për fushatën e dhuratave me fëmijët dhe marr përgjegjësinë time. Ishte e papërshtatshme që fëmijët të promovonin objekte që nuk kishin të bënin me ta. Sado që ndonjëherë do të doja të provokoja një mendim përmes punës sime, KURRË nuk do të kisha ndërmend ta bëja këtë me një temë kaq të tmerrshme si abuzimi i fëmijëve që unë e dënoj. Më duhet të mësoj nga kjo, të dëgjoj dhe të angazhohem me organizatat për mbrojtjen e fëmijëve për të ditur se si mund të kontribuoj dhe ndihmoj në këtë temë të tmerrshme. I kërkoj falje kujtdo që është ofenduar nga pamjet vizuale dhe Balenciaga ka garantuar se do të merren masat e duhura jo vetëm për të shmangur gabime të ngjashme në të ardhmen, por edhe për të marrë përgjegjësi në mbrojtjen e mirëqenies së fëmijëve në çdo mënyrë që mundemi.

Pas kësaj rikujtojmë se vëmendja është zhvendosur tek një nga stilistet e njohura të Balenciaga-s, për të cilën kritikët në rrjet kanë shfaqur disa imazhe shqetësuese të punës së saj. Lotta Volkova, e lindur në Rusi, u transferua në Londër në moshën 17-vjeçare për të studiuar në institucionin e modës me famë botërore, Central Saint Martins.

Lotta e ka filluar bashkëpunimin e saj me Balenciaga-n, në vitin 2014, duke u cilësuar si një nga stilistet më të rëndësishme. Por disa kërkime të bëra për të, kanë nxjerrë në pah një natyrë shqetësuese, nga foto ku shfaqen rite sataniste, fëmijë të lidhur, bebe me kafkë në duar, një person që i kanë dalë organet e brendshme, të cilat janë të postuara në profilet e saj zyrtare.