Celebrities Love & Sex Showbiz

Sot Alban Skënderaj feston përvjetorin dhe urimin më të bukur e mori nga gjysma e tij më e mirë, Miriami!

Ata janë padyshim dyshja më simpatike e showbiz-it shqiptar. E kemi fjalën për Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Një nga gjërat që fansat e tyre çmojnë më shumë tek ta është dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Çifti gëzon edhe dy fëmijë, vajzën Amel dhe djalin Duam.

Ndërkaq, ditën e sotme Albani feston 40-vjetorin e tij dhe urimi më i ëmbël sigurisht që ka ardhur nga gjysma e tij më e mirë, Miriami. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka bërë këtë dedikim emocionues:

Gëzuar datëlindjen burrit të ëndrrave të mia dhe dashurisë së jetës time. Ti je bota për mua.

Rikujtojmë, se pak ditë më parë Albani dhe Miriami festuan 15-vjetorin e lidhjes së tyre dhe bukuroshja ndau me ndjekësit e saj disa foto të tyre ndër vite shoqëruar me mbishkrimin më romantik të mundshëm.

Ndërkaq, në emisionin ‘Pardon My French’ pak ditë më parë ishte e ftuar në studio Miriami e cila foli për shumëçka. Nga Jonida dhe Elona nuk munguan pyetjet e shumta për të mësuar më shumë rreth bukuroshes. Miriami nuk ka qenë shumë aktive me muzikë në tregun tonë, a ka ndikuar fakti se tanimë është nënë e dy fëmijëve?