Celebrities Gossip

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj ndër vite! Këngëtarja bëhet nostalgjike në 15- vjetorin e lidhjes!

Ata janë një nga çiftet më të famshëm të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë pikërisht për artistët Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, të cilët na kanë mësuar tashmë me foto shumë romantike dhe dedikime emocionuese për njëri-tjetrin.

Siç ka ndodhur dhe së fundmi nga Miriami, e cila ditën e sotme për 15- vjetorin e lidhjes me partnerin e saj, Albanin u tregua nostalgjike duke ndarë me ndjekësit e saj disa foto të tyre ndër vite dhe krahas e ka shoqëruar me mbishkrimin më romantik të mundshëm.

15 vjet sot. As edhe 1 ditë nuk mundem më ta imagjinoj pa ty. Faleminderit që i dhe jetës time ngjyrat më të bukura. Të dua pak më shumë se dje, më pak se nesër 

Dyshja janë një nga çiftet e showbiz-it shqiptar që duket se e festojnë Ditën e të Dashuruarve. Postimet e tyre janë vërtet emocionuese, dhe ata na kanë shfaqur gjithnjë pjesëza nga përditshmëria e tyre e mbushur me dashuri.

Rikujtojmë se, Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin.  I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël. Së fundmi kanë publikuar ‘Zemër përmbi zemër’.

Rikujtojmë se, Miriami dhe Albani janë prindër të fëmijëve, një vajze dhe një djali. Dyshja e këngëtarëve që janë gjithmonë pranë publikut kanë rrëfyer historinë e ëmbël se si zbuluan që engjëlli i tyre do të vinte në jetë kur ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë e gjithashtu teksa ishin edhe në xhirimet e klipit “Duamë”.