Tech

Sot Google feston, mbush plot 25-vjeç!

Google feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 25 vjeç. Në mbi 2 dekada jetë, Google është rritur me hapa të shpejtë, është bërë motori më popullor i kërkimit. Ishte viti 1995 kur Page dhe Brin, studentë të doktoraturës të Stanford University, i dhanë rrugë një projekti që synonte të kuptonte modelet matematikore dhe strukturën e lidhjes së internetit.

“Domain”-i “google.com” u regjistrua më 15 shtator 1997 dhe “Google Inc.” u krijua më 4 shtator 1998. Motori i kërkimit Google është bërë pjesë integrale e jetës sonë të përditshme, duke formuar mënyrën se si ne kërkojmë, komunikojmë dhe ndërveprojmë me informacionin në internet. Fusha e veprimit të Google është zgjeruar në shumë sektorë. Pavarësisht të gjitha këtyre, kompanisë i është dashur të përballet edhe me polemikat mbi privatësinë, gjoba të mëdha nga Europa.