Celebrities Gossip Showbiz

“Sot nis një Big Brother i ri”, Arbana Osmani jep lajmin e papritur!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ka startuar mbrëmjen e sotme spektakli i madh i “BBV2”, teksa Arbana ka dhënë një super lajm. Moderatorja ka bërë të ditur se mbrëmjen e sotme pritet të nis një Big Brother i ri sepse në shtëpi do të ketë plot 6 hyrje të reja e të gjithë janë shumë kurioz të dinë se kush mund të jenë ata.

Ermiona është skualifikuar nga shtëpia e “BBV2” para pak ditësh, si rrjedhojë e dhunës verbale të përsëritur, një vendim ky nga Vëllai i Madh, i cili u komunikua me anë të një zarfi të zi. Ermiona do të jetë pjesë në ‘Prime-in’ e sotëm, por na ka zbuluar se nuk do të jetë vetëm. Vajza e saj Elisa ka udhëtuar nga Italia për në Shqipërisë për të qenë me të në spektaklin e sotëm. E kemi dëgjuar shpesh herë Ermionën të flasë për vajzës e saj e më në fund të gjithë mund ta njohin gjatë spektaklit të sotëm. Këtë na e ka treguar vetë Ermiona me anë të një postimi, ku gjithashtu është shprehur ehde për Luizin.