Celebrities

Sot një Dukeshë, por dikur Kate Middleton ka patur vetëbesim të ulët!

Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit, thuhet se ka luftuar shumë me vetëbesimin e saj pasi iu bashkua Kolegjit të Melburnit në adoleshencë. Duket se ajo kishte një tip më ndryshe në veshje e karakter, gjë që e bënin shpeshherë objekt bisede Dukeshën në nxënësit e tjerë të klasës.

Dukesha 39-vjeçare iu bashkua kolegjit në vitin 1996, dhe jo vetëm ka luftuar me vetëbesimin e saj por edhe është bullizuar nga shokët dhe shoqet e klasës. Duket se pika e kthesës në jetën e Kate ishte pikërisht kur iu bashkua grupit të sportit duke i lënë të gjithë të befasuar. Raportime për mediat e huaja tregojnë për mënyrën si ajo e ka përballuar këtë bullizëm.

Ajo është bullizuar shumë keq dhe ishte shumë e zbehtë dhe e dobët nga kjo gjë. Ajo ka patur vetëbesim shumë të ulët.

Duket se i gjithë ndryshimi ka ndodhur kur Kate është rikthyer nga pushimet e saj verore në moshën 16-vjeçare. Pasi i ishte bashkuar grupit të sportit, Dukesha pësoi një ndryshim drastik dhe u kthye në një bukuri absolute.

Një mësuese e Kate, Denise Alford, ka zbuluar se vetëbesimi i saj u shtua shumë shpejt, dhe në një kohë të shkurtër të gjithë djemtë dëshironin të ishin miq me të. Me sa duket ky ka qenë transformimi për të cilin kishte nevojë Kate.

Një Dukeshë sot, por një nxënëse e vogël pa vetëbesim dikur. Kate Middleton pati një transformim të madh përgjatë këtyre viteve, por me siguri pika e saj më e fortë ka qenë vetëbesimi i saj i lartë.