Celebrities Film & Tv Showbiz

Spanja nderon aktoren e njohur Penélope Cruz për kontributin e saj në kinema!

Aktorja e njohur, Penélope Cruz është fituese e “Çmimit kombëtar për kinematografi” në vendin e saj, Spanjë. Ministria e Kulturës dhe Sporteve të Spanjës njoftoi se çmimi iu dha aktores, duke shpjeguar se në vitin 2021 ajo pasuroi trashëgiminë kulturore spanjolle me arritjet e saj.

Gjithashtu u theksua se 48-vjeçarja është shtetasja e parë spanjolle që merr çmimin “Volpi Cup” për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit Italian në Venecia 2021, si dhe është nominuar për Oscar në kategorinë për ‘aktorja më e mirë’ për herë të katërt.

Kryeministri Pedro Sánchez uroi Cruz menjëherë pas shpalljes së çmimit. Sánchez shkroi për të në Twitter, duke përmendur talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe performancat e jashtëzakonshme:

Ajo është mishërimi i kinemasë, si spanjolle ashtu edhe ndërkombëtare.

Fituesit e mëparshëm të çmimit përfshijnë aktorin Antonio Banderas dhe regjisoren Isabel Coixet. Rikujtojmë, se Penelope Cruz dhe bashkëshorti i saj Javier Bardem bënë histori në çmimet Oscar këtë vit së bashku me Kirsten Dunst dhe Jesse Plemons dhe kjo sepse është hera e parë që dy çifte janë nominuar për ‘Academy Awards’ në të njëjtën kohë.

Cruz ishte në garë për Aktoren më të Mirë në “Parallel Mothers”, një film me regji të Pedro Almodóvar, ndërsa bashkëshorti i saj u nominua në kategorinë e aktorit më të mirë për rolin e Desi Arnazit në “Being the Ricardos”. Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Cruz ka detajuar së fundmi se si nëna e saj u shqetësua për gjendjen e saj mendore gjatë xhirimeve të “Parallel Mothers”.

Aktorja foli se si nuk mund të ndalonte së qari në mes të xhirimeve të filmit nën regjinë e Pedro Almodóvar. Penélope tha se ajo e përvetësoi dhimbjen e personazhit të saj, pasi historia e portretizoi atë si Janis, një fotografe magjepsëse që e gjen veten shtatzënë pas një lidhjeje të shkurtër me një akademik të martuar.