Celebrities Gossip Showbiz

Penelope Cruz dhe Javier Bardem festojnë fitoren e Spanjës në tribunë, Rosalia u bashkohet emocioneve?

Penelope Cruz dhe Javier Bardem kanë qenë mes emrave të njohur që ndoqën nga afër përballjen mes Spanjës dhe Austrisë në stadiumin SoFi në Inglewood, duke shijuar atmosferën elektrizuese të ndeshjes.

Çifti i famshëm spanjoll u fotografua në tribunë teksa mbështeste kombëtaren e tyre. Penelope kishte zgjedhur një bluzë të kuqe të Spanjës, të kombinuar me kapele bejsbolli dhe syze dielli, ndërsa Javier Bardem u shfaq me një bluzë jeshile, kapele dhe syze.

Gjatë takimit, dyshja u pa duke biseduar me miq të njohur, mes tyre edhe këngëtarja Rosalia, e cila nuk i fshehu emocionet dhe u ngrit në këmbë për të festuar golat dhe fitoren e Spanjës.

Atmosfera festive përfshiu edhe Penelopen dhe Javierin, të cilët në një moment u panë duke brohoritur dhe kërcyer në tribunë, pamje që u transmetuan edhe nga kamerat gjatë ndeshjes.

Pas përfundimit të takimit, fituesja e çmimit Oscar ndau disa fotografi në Instagram, ku pozoi pranë Rosalias, ndërsa të dyja ishin të mbështjella me shallin e kombëtares spanjolle.

Spanja triumfoi me rezultatin bindës 3-0 ndaj Austrisë, duke vazhduar serinë pozitive të rezultateve dhe duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/16 së finales, ku do të përballet me Portugalinë në një nga sfidat më tëpritura të turneut.