Celebrities Gossip Showbiz

Stilistja e njohur Victoria Beckham tregon se ka qenë e bullizuar kur ishte në shkollë!

Stilistja e njohur Victoria Beckham ka treguar se ka qenë e bullizuar në shkollë dhe kishte luftuar për të bërë miq. 49-vjeçarja ndërsa u hap për eksperiencën që përjetoi në atë kohë, tha se ndjehet shumë krenare që ka rritur një vajzë të fortë.

Jam shumë krenare që kam rritur një vajzë të fortë dhe të kujdesshme. Duke u rritur, jam bullizuar shumë në shkollë dhe shpesh i them vajzës time se sa e rëndësishme është të jesh e sjellshme dhe ta mbrosh dikë që është bullizuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Beckham gjithashtu publikoi në Instagram një video të shkurtër nga një intervistë me Aleancën Anti-Bullying, ku zbuloi se e mësoi të bijën të jetë e sjellshme me të gjithë.

E ka të lehtë të bëjë miq. Unë kurrë nuk kam bërë.

Ndërkaq, nëse ka diçka që e karakterizon stilisten Victoria Beckham më së miri përveç faktit që nuk buzëqesh kurrë dhe se është e çmendur pas syzeve të diellit, është edhe koleksioni i saj i mahnitshëm i unazave të martesës. Nga dita kur David Beckham i propozoi për martesë kanë kaluar 24 vite dhe bashkë me to, janë ndërruar edhe unazat, të gjitha me prerje, gurë të çmuar dhe vlerë të ndryshme. Besojeni ose jo, por David i ka dhuruar plot 15 unaza martese, të cilat kapin një vlerë totale prej 11,9 milionë stërlinash.