Tech

Strategjia e ukrainasve në përpjekje të pengimit të dronëve rusë!

Shpikësit dhe shkencëtarët e dëshpëruar ukrainas i janë rikthyer teknologjisë së ndërtuar në shtëpi, duke përfshirë dronë dhe bllokuesit e sinjalit, në një përpjekje të ndalimit të forcave pushtuese ruse. “Ne vetëm po tentojmë që të shpëtojmë jetë”,-tha gjatë së dielës një inxhinier nga Kharkiv i cili e quan veten “Kubilin”. Një grup i inxhinierëve ukrainas po blejnë nga interneti pjesë të dronëve dhe me anë të printerëve 3D ata po ndërtojnë bllokues sinjalesh.

Ndërsa një grup i studentëve nga Kievi po mbledhin bateri të përdorura të cigareve elektrike dhe po i përdorin ato si bateri për dronë. Grupe të tjera po krijojnë antena dhe softuer për manipulim të sinjaleve. Si forcat ukrainase po ashtu edhe ato ruse mbështeten në dronët komercial, duke i përdorur ato si mjete vdekjeprurëse.

Kjo teknologji është krijuar për shënjestrim të saktë. Luftëtarët ukrainas e dinë se do të goditen nga kundërsulmet ruse vetëm dy minuta pasi ata të qëllojnë me predha. “Gjëja e vetme që mund ta bëjmë është vetëm të fshihemi”,- tha Monk, anëtar i mbrojtjes ajrore ukrainase.

Bllokuesit e sinjaleve të ndërtuara nga Kublin, lidhen me një aplikacion që e mat numrin e sinjaleve të satelitit në zonën ku ndodhet ushtari. Të dhënat i tregojnë operatorit ukrainas se kur një dron rus është afër tyre. Ushtari ukrainas pastaj vendos bllokuesin e sinjalit në drejtim të dronit dhe dërgon një valë me frekuencë të lartë në mënyrë që ta pengojë sinjalin e dronit, duke bërë që droni të ndërrojë drejtim, të shmanget ose edhe të përplaset.

Ndërkaq, rikujtojmë se Amazon po planifikon të fillojë të bëjë dërgesa me dronë deri në fund të vitit në një qytet të Kalifornisë, në Lockerford. Rivali i shitjes me pakicë ‘Walmart’ tashmë ofron shpërndarje me dron dhe në maj njoftoi rritjen e shërbimit, me një zgjerim në gjashtë shtete, deri në fund të vitit dhe një potencial për dërgimin e një milion paketave në vit. Klientët e Amazon në qytetin Lockeford, Kalifornia Veriore, do të jenë në gjendje të regjistrohen për dërgesë falas me dronët “Prime Air”.