Gossip Showbiz

Stresi: Keni marrë fund, 25 prill kapitullon Rilindja perverse…

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është përplasur me policinë bashkiake tek zyrat e FRD-së.

Gjatë përplasjes së tyre, Meta kërcënoi se do t’i fuste në burg ata dhe e gjithë kjo thuhet se nisi pasi anëtarët e FRD nuk pranuan të lirojnë zyrat me kërkesë të bashkisë së Tiranës, ku në një shkresë të kësaj të fundit thuhet se ata duhet të dalin pasi ndërtesa është e amortizuar.

Pas gjithë kësaj, ka reaguar reperi Stresi përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, ku ‘shpërthen’ me ofendime.

“Eshte Presidenti i Republikes se shqiperise ju klyshat e bashkise me ne krye bastardin Erion Velia a e dini se jeni te marre fund???”, shkruan ai.

Mirpo, Stresi nuk u ndal me kaq, ai postoi një tjetër fotografi, të shkëputur nga pjesëmarrja e tij në një protestë.

“Mos u brengosni. Do kthehemi prap, por do jete fatale per ju ksaj radhe. Bijt e ku**es rilindja perverse”, shkruan reperi i njohur.