Design

Sugjerime për një shtëpi luksi, me vetëm pak para’!

Nuk ka dyshime që ne i duam shtëpitë tona të ngjajnë sa më shume luksoze por si ta mundësojmë këtë me një buxhet jo dhe aq të lartë?

Besojeni ose jo por disa truke të thjeshta e bëjnë një dhomë të ndërrojë pamje, nga e mërzitshme në shik, madje edhe vetëm me disa jastëkë. Për atë që është qendra e shtëpisë, dhoma e ndjenjes, përkushtimi duhet të jetë më i madh si vendi më i vizituar nga miqtë e hapësira e duhur është thelbësore.
Ju propozojmë disa mënyra për t’i shtuar një pamje luksoze dhomës suaj të ndenjes.

Fokusohuni te ndriçimi!

Dhoma e ndenjes duhet të jetë sa më e ndriçuar, me dritare të mëdha për të lejuar të hyjë sa më shumë dritë nga jashtë, kombinuar me dritat në mur, tavan, dysheme e tryezë për të rritur ngrohtësinë e për t’i shtuar karakter dhomës.

Grilat:

Grilat e stilit europian i japin ndjesinë e luksit çdo dhome e theksojnë karakterin e shtëpive deri dhe atyre më moderne. Përveçse na mbrojnë nga drita e tepërt krijojnë një atmosferë intriguese në çdo dhomë të thjeshtë.

Eshtë e gjitha te këmbët e mobilieve!

Të shtosh luks me një zëvendësim të thjeshtë e siguron pjesën e poshtme të mobileve të ketë të njëjtën rëndësi si e sipërmja. Mos synoni këmbë të ndryshme për mobiliet nëse dëshironi të duken sa më të rafinuara.

I thoni “po” tapeteve!

Parketet janë fantastikë për kuzhinat e sallonet por tapetet i shtojnë elementë luksozë hapësirave të banimit. Zgjidhni një që mbulon të gjithë hapësirën e krijon ndjesinë e ngrohtësisë së mjedisit.

Llambadarët:

Nuk ka gjë më madhështore se llambadari! Mos harroni se llambadari tregon nivel të lartë dhe bën të mundur që dekori në pjesën poshtë tij, të duket sa i rafinuar, aq edhe i thjeshtë.

 

Veprat e artit:

Objektet artistike janë vlerë e shtuar. Kërkoni pjesë që përshtaten me stilin tuaj dhe tregojnë një histori e kjo kthehet edhe në temë bisede mes miqve. Në varësi të madhësisë së dhomës, mund të vendosni nga tre deri në pesë objekte të përmasave të ndryshme e mes tyre të keni dhe një skulpturë. Pse jo?

Zgjidhni një ngjyrë që të bëjë dallimin, diçka theksuese!

Ashtu si me veshjet e njeriut, për dhomën e ndenjes duhet një ngjyrë flori apo blu që e zgjidhni ju përmes aksesorëve dhe ka rol theksues për të bërë thyerjen e asaj që dominon në ambjent.

 

Tekstilet janë gjithçka!

Cilësia e mirë e tekstileve bën dallimin mes një dhome luksoze apo të lirë. Zgjidhni mbulesa, jastëkë e tapete që e përforcojnë hapësirën. Kur t’i blini, kërkoni për cilësinë e mundësisht të punuara me dorë. Silluni me to ashtu siç veproni kur blini mobilje. Kujtoni se duhet t’i rezistojnë kohës!

 

Përqafoni trashëgiminë!

Nëse keni apo jo një shtëpi të trashëguar, gjithnjë ka elementë me të cilët mund të luani. Lyeni kornizat, oxhakët e parvazet e dritareve në nuanca të ndryshme për t’i dhënë larmi dhomës ose lërini mobilet të flasin vetë, thjesht me lustrën e drurit.