Celebrities Showbiz

Suksesin e tij paçim të gjithë, Mauro Icardi blen makinën më të shtrenjtë në botë!

Lajmi se një futbollist nga Argjentina ka blerë makinën më të shtrenjtë në botë për shifrën e 25 milionë eurove, ka shkaktuar komente të ndryshme. Dashuria e futbollistëve për makinat e shtrenjta është e njohur, kur shumë prej tyre i blejnë thjesht për t’i koleksionuar.

Tashmë një rast i veçantë është ai i Mauro Icardi-t, i cili thuhet se ka shpenzuar shumën prej 25 milionë eurosh për ta bërë të tijën makinën më të shtrenjtë në botë. Ajo është Rolls Royce Boat Tail, një makinë e ndërtuar me dorë, e pajisur me një motor V12 me një kapaciteat 5,75 litra dhe një fuqi prej 571 kuaj fuqi. Në fakt, pronari i parë i konfirmuar i kësaj makine ishte çifti Beyonce dhe Jay Z, ndërsa tashmë listës i shtohet edhe futbollisti argjentinas.

Nëse ky raportim nga mediat turke konfirmohet, Rolls Royce Boat Tail do të jetë makina më e shtrenjtë në koleksionin e Icardi-t. Për këtë model nuk do të prodhohen më shumë se tre të tilla, gjë që mund të justifikojë edhe çmimin stratosferik prej 25 milionë eurosh.

Është një marrëdhënie e vërtetë me të gjithë uljet dhe ngritjet. Papritmas ata janë bashkë, ata ndahen dhe pajtohen sa hap e mbyll sytë. Një ditë thumbojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ditën tjetë shikohen më të dashuruar se kurrë. Ky është çifti i famshëm Wanda Nara dhe Mauro Icardi. Ata na kanë befasuar, ose ndoshta jo, me pajtimin e tyre më të fundit deri në pikën që kanë dhënë edhe një përgjigje për një pyetje shumë pikante pasi një ndjekës ia drejtoi influencueses dhe biznesmenes. Një përdorues pyeti nëse ajo do të kishte një fëmijë tjetër. Për t’iu përgjigjur kësaj, Wanda Nara ka përdorur një imazh nga dita e lindjes së Isabelës, më e vogla e familjes. “Atë ditë thashë ‘vajza ime e fundit’. Sot nëse e shoh veten me një tjetër…”, ka shkruar ajo duke cituar ish-sulmuesin e PSG-së.