Celebrities Film & Tv Magazine

Surprizë emocionuese për Meritonin, banori përlotet pas takimit romantik me Ilnisën!

Meritoni doli nga shtëpia e Big Brother për t’u takuar me Ilnisën për herë të parë që pas eliminimit të saj nga gara.

Banori u vendos përpara një hëne të kuqe dhe aty dëgjoi disa vargje nga poezia që Ilnisa kishte shkruar.

Më pas ai u takua me ish-banoren ku nuk munguan puthjet, por as lotët, me Ilnisën që e mbylli me një batutë ndaj Meritonit, duke i thënë:

Mos më hajde në shtëpi pa fitore.