Auto & Moto Botë e Çuditshme Tech

Tanimë makinat elektrike mund të karikohen në pemë?!

Një ekip i hulumtuesve nga Universiteti i Sheffield po punojnë në zhvillimin e prototipit të “pemës solare” që mund të karikojë makinat elektrike. Ky Universitetit po bashkëpunon me kompaninë SolarBotanic Trees, për të zhvilluar prototipin që do të ishte i gatshëm për prodhim.

Kjo “pemë solare” do të vendoset në lokacione specifike dhe do të përshtatet lehtë me ambientin. Ato do t’i karakterizojë kupola që absorbon energjinë diellore. Ky koncept është menduar rreth 7 vite më parë, kurse versioni final do të jetë i disponueshëm nga mesi i vitit të ardhshëm. “Pema solare” do të gjendet në parkingjet e aeroporteve, në qendra tregtare, në stadiume e vende tjera të ngjashme.

RAW Charging Group tashmë ka porositur 200 pemë të tilla. Rikujtojmë, se Lightyear, kompania holandeze e teknologjisë së lartë që po zhvillon makinën e parë diellore-elektrike në botë ka bër histori duke filluar zyrtarisht prodhimin e automjetit të saj të parë, Lightyear 0, në objektin e Valmet Automative në Finlandë. Kompania planifikon të prodhojë një makinë në javë dhe të rrisë gradualisht prodhimin e saj në tremujorin e parë të vitit 2023.