Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Tanimë qumështi mund të qëndrojë i freskët për 60 ditë falë…

Një kompani australiane e teknologjisë ushqimore me bazë në Coolum ka zhvilluar një teknologji të përpunimit të qumështit i cili e mban atë të freskët dhe të sigurt për konsum njerëzor për më shumë se 60 ditë. Teknologjia inovative e krijuar nga “Naturo” është miratuar nga autoriteti rregullator australian i sigurisë ushqimore, “Dairy Food Safety Victoria” dhe konsiderohet si risia më e rëndësishme në industrinë e qumështit që nga pasterizimi në 1864.

Kjo teknologji tashmë e patentuar bën që qumështi i freskët dhe pa aditivë apo konservues të ruajë ngjyrën dhe shijen e tij natyrale dhe ka një jetëgjatësi minimale 60-ditore në frigorifer, në krahasim me format e tjera të qumështit të përpunuar të lopës. Ndërsa procesi është aplikuar për qumështin e lopës vetëm ai ka potencialin të zgjerohet në forma të tjera qumështi duke përfshirë qumështin e devesë, dhisë, deles dhe më shumë.

Rikujtojmë, se kompanitë e përpunimit të qumështit përgjatë gjithë këtij viti po rrisin në mënyrë të pandërprerë çmimet e produkteve të bulmetit dhe nën produkteve të tij. Duke nisur që nga kjo javë çmimi i qumështit me yndyrë 3,2% rreth 1,4 litra u shit me 190 lekë nga 160 lek që është shitur deri me tani. Kompanitë e përpunimit të qumështit i kanë njoftuar tregtarët e pakicës për rritjen e radhës që më datën 20 korrik. Teksa çmimet e bulmetit nuk po ndalen, tregarët e pakicës janë të alarmuar se nuk ka djathë në treg.

Çmimet e djathit u rriten me gati 100 % kët vit por tani produkti mungon në treg, nuk gjendet. Ndërkaq, ne kemi folur vazhdimisht për hudhrën, për vlerat e saj ushqyese, për shijen e shkëlqyer që u jep gjellërave e recetave të ndryshme. Por keni menduar ndonjëherë ta përdorni me qumësht? Për shumë njerëz ideja mund të tingëllojë si diçka e çmendur, duke patur parasysh erën tipike të hudhrës, por sipas studimeve të fundit kjo recetë është shumë e dobishme për shëndetin e njeriut.