Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Arsyet pse duhet të pini qumësht me hudhra!

Ne kemi folur vazhdimisht për hudhrën, për vlerat e saj ushqyese, për shijen e shkëlqyer që u jep gjellërave e recetave të ndryshme. Por keni menduar ndonjëherë ta përdorni me qumësht? Për shumë njerëz ideja mund të tingëllojë si diçka e çmendur, duke patur parasysh erën tipike të hudhrës, por sipas studimeve të fundit kjo recetë është shumë e dobishme për shëndetin e njeriut.

Kjo pije magjike ndikon ndikon në përmirësimin e këtyre problemeve shëndetësore:

1.Astma

Në qoftë se konsumoni tre thelpinj hudhër çdo natë, ndihmoni rrugët e frymëmarrjes të çlirohen nga toksinat, duke lehtësuar në këtë mënyrë simptomat e astmës.

2.Verdhëza

Hudhra është e pasur me squfur, alicinë dhe selen. Këta tre përbërës aktivizojnë enzima të posaçme që eleminojnë toksinat nga organizmi. Konsumi i qumështit me hudhër ndihmon gjithashtu edhe të luftoni verdhëzën. Duke e konsumuar rregullisht, verdhëza do të zhduket brenda katër ditësh.

3.Sëmundjet kardiake

Kjo pije ul nivelin e kolesterolit të keq LDL, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pengon koagulimin e gjakut.

4.Kolla

Hudhra ka efekte antibakteriale dhe ndihmon në kurimin e shumë patologjive. Një prej tyre është edhe kolla e thatë. Nëse doni mund t’i shtoni edhe mjaltë dhe pak xhinxher për ta bërë akoma më efektiv veprimin e saj.

Është e vështirë të rendisni të gjitha vetitë e dobishme të hudhrës, por duhet të dini se në disa situata mund të jetë e rrezikshme për shëndetin. Sipas studimeve, konsumimi aktiv i hudhrës relakson enët e gjakut dhe ul presionin e gjakut. Është shumë efektive në uljen e niveleve të kolesterolit (LDL). Ajo forcon sistemin imunitar dhe është e dobishme për trajtimin e infeksioneve. Është e shëndetshme dhe mund të kombinohet lehtësisht me gatime të ndryshme. Megjithatë, sado e shëndetshme të jetë, ka raste kur shkakton probleme.