Celebrities Gossip Showbiz

Tatuazhi sekret i Michael Jordan, çfarë kuptimi ka për basketbollistin legjendar?!

Legjenda e Chicago Bulls, Michael Jordan ka një tatuazh që fansat nuk mund ta kenë parë, pasi nuk e ka shfaqur në publik. Megjithatë, Sam Smith, njeriu që shkroi librin “The Jordan Rules”, zbuloi se Jordan ka një tatuazh të fshehtë me bojë në gjoksin e tij të majtë. Smith ka zbuluar:

Shumë pak e dinë se ai ka një tatuazh, një patkua omega mbi gjoksin e tij të majtë për të cilin ai ka qenë gjithmonë pak i ndjeshëm.

E vetmja herë që lojtari zbuloi tatuazhin ishte për librin e Bob Greene të vitit 1995 “Rebound: The Odyssey of Michael Jordan”, ku ai u shfaq pa bluzë në kopertinë.

Shkrimtari Ashish Mathur ka pohuar se ky tatuazh ka të bëjë me një vëllazëri të cilës Jordan iu bashkua kur ishte në Universitetin e Karolinës së Veriut. Shkritmari ka shkruar se:

Jordan ka një tatuazh të vogël mbi gjoksin e majtë. Është një patkua omega, dhe u vizatua si një mënyrë për të premtuar përkushtimin e tij ndaj vëllazërisë së Omega Psi Phi, pjesë e së cilës ai ishte ndërsa ndoqi Universitetin e Karolinës së Veriut.

Rikujtojmë gjithashtu se një fanellë e veshur nga ikona e basketbollit Michael Jordan gjatë ndeshjes hapëse të finaleve të NBA në vitin 1998 është shitur për një shifër rekord, plot 10.1 milionë dollarë. Shtëpia e ankandeve Sotheby’s thotë se fanella tërhoqi një vëmendje shumë të madhe nga tifozët e sportit dhe koleksionistët. Sotheby’s deklaroi se fanella e Michel Jordan, Chicago Bulls tërhoqi gjithsej 20 oferta.