Debati mbi “menaxhimin e ngarkesës” në NBA, praktikën e kufizimit të minutave të lojtarëve edhe kur nuk janë të lënduar, vazhdon të shkaktojë polemika të mëdha. Liga, për t’u ardhur në ndihmë tifozëve që ndihen të zhgënjyer, ka zbatuar Politikën e Pjesëmarrjes së Lojtarëve (PPP) që nga sezoni 2023-24, duke vendosur kufizime për mungesat e pajustifikuara.
Në këtë temë ka reaguar edhe legjenda e basketbollit Michael Jordan, i cili në një intervistë për NBC kritikoi hapur lojtarët e sotëm për mungesën e përkushtimit ndaj fansave dhe lojës.
Nuk kam dashur kurrë të humbas një ndeshje, sepse ajo ishte një mundësi për t’u treguar tifozëve që kishin ardhur të më shihnin. Doja ta bëja përshtypje atë djalë atje lart [në tribuna], që ndoshta dha gjithçka për të blerë një biletë
-tha Jordan, duke kujtuar motivimin e tij gjatë karrierës.
Jordan, i cili ka luajtur të gjitha 82 ndeshjet e sezonit nëntë herë, theksoi se mungesat pa arsye janë të papranueshme:
Nëse nuk mund të luash fizikisht, është ndryshe. Por nëse mundesh dhe thjesht nuk ke dëshirë, kjo është tjetër histori.
Duke përmbyllur deklaratën e tij me një pyetje retorike për lojtarët modernë, ai shtoi:
Luan basketboll dy orë e gjysmë, tre orë në ditë. Kjo është puna jote. Për këtë paguhesh si lojtar i NBA-së. Çfarë bën me 21 orët e tjera?
Jordan ka qenë simbol i përkushtimit ndaj lojës, duke luajtur edhe në kushte të vështira fizike, përfshirë famësores “Loja e Gripit” në Finalet e vitit 1997 kundër Utah Jazz, ku me temperaturë të lartë shënoi 38 pikë.
Komisioneri i NBA-së, Adam Silver, ka theksuar se “disponueshmëria është pjesë e performancës”, duke paralajmëruar gjoba deri në 100,000 dollarë për shkeljen e parë të rregullit të ri.