Celebrities Music Showbiz

Taylor Swift dhe Ed Sheeran bashkojnë forcat në projektin e ri!

Një surprizë e madhe për të gjithë fansat e dy muzikantëve të njohur dhe aq të dashur për publikun. Taylor Swift dhe Ed Sheeran do të bashkojnë forcat dhe do të vijnë me një bashkëpunim shumë shpejt. Ed dhe Taylor, të cilët bashkëpunuan në vitin 2012 për këngën “Everything Has Changed” dhe në vitin 2017 në “End Game”, janë kthyer në studio për të regjistruar një këngë të re që mban titullin “Run”.

Ata e shkruan këngën gati një dekadë më parë, gjatë përgatitjeve për albumin e katërt të Taylor, të titulluar “Red” dhe tani e kanë nxjerrë nga arkiva si një këngë bonus për një botim të riregjistruar të “Red”, i cili do të dalë të premten e ardhshme. Një burim pranë dyshes u shpreh se:

Ata e shkruan këngën në ditën e parë që u takuan. Nuk është publikuar kurrë, por kur Taylor ishte duke riregjistruar albumin, ajo e dinte se donte ta gjente këtë këngë dhe ta ripunonte sepse ka një vend kaq të veçantë në zemrat e tyre. Ajo e di se fansat do ta pëlqejnë atë. Ata të dy janë të sigurtë se do të jetë një projekt i bukur. Zërat e tyre kombinohen në mënyrë perfekte. Është kaq e bukur.

Taylor filloi të riregjistronte të gjitha albumet e saj vitin e kaluar pasi të drejtat për katalogun e saj të mëparshëm u blenë nga menaxheri i muzikës, Scooter Braun. Kështu që këtë herë ajo do të marrë fitimet nga shitjet.

Rikujtojmë se, të gjithë fansat e Taylor Swift që tashmë kishin shumë kohë duke pritur në lidhje me projektet që do të sillte këngëtarja, më në fund ia dolën. Pritja e  tyre u shpërblye pasi ylli sapo solli një tjetër surprizë për ta. Këngëtarja 31-vjeçare njoftoi se do të publikojë një film të shkurtër të lidhur me versionin 10-minutësh të këngës së saj më të njohur dhe më të pëlqyer “All Too Well”, e cila është pjesë e ribotimit të ardhshëm të albumit të saj të vitit 2012, ‘Red’.