Celebrities Film & Tv Music Showbiz

Taylor Swift ka gati projektin e saj më të ri dhe nuk ka të bëjë aspak me muzikën!

Të gjithë fansat e Taylor Swift që tashmë kishin shumë kohë duke pritur në lidhje me projektet që do të sillte këngëtarja, më në fund ia dolën. Pritja e  tyre u shpërblye pasi ylli sapo solli një tjetër surprizë për ta.

Vetëm para pak orësh këngëtarja 31-vjeçare njoftoi se do të publikojë një film të shkurtër të lidhur me versionin 10-minutësh të këngës së saj më të njohur dhe më të pëlqyer “All Too Well”, e cila është pjesë e ribotimit të ardhshëm të albumit të saj të vitit 2012, ‘Red’.

Swift ndau një pamje paraprake të filmit të shkurtër me një video në rrjetin e saj social Instagram, në të cilën mund të shihet një makinë e vjetër duke kaluar nëpër një peizazh shumëngjyrësh vjeshte.

12 Nëntor. Mbaje mend.

I shkruar dhe i drejtuar gjithashtu nga Swift, filmi i shkurtër, i cili do të publikohet më 12 nëntor, në të njëjtën ditë me ribotimin e ‘Red (Taylor Version) do të luajnë këngëtarja e pop-it, si dhe Sadie Sink i ‘Stranger Things’ dhe Dylan O’Brien i ‘Teen Wolf’.

Rikujtojmë se Taylor Swift u shfaq e veshur me një kostum ketri për festën e Halloween. Kostumi i saj ka ngjallur dyshime tek fansat të cilët kanë aluduar se pas kësaj foto fshihet në projekt i saj. 31-vjeçarja postoi një fotografi në rrjetin social Instagram e veshur me një kostum të madh ketri ku shkruan:

Nuk mund të flas për momentin. Jam duke bërë punë ketri.

Ndërsa pamja ishte në dukje e pafajshme për disa, të tjerë aluduan për një publikim të ardhshëm, ose për ri-regjistrimin e këngës së saj të vitit 2012 “We Are Never Getting Back Together”. Vitin e kaluar u zbulua se Taylor do të ri-inçizonte të gjitha albumet e saj pas një mosmarrëveshjeje masive publike me Scooter Braun dhe Big Machine dhe duket se ajo tani po na lë ta nënkuptojmë përmes Halloween.