Showbiz

Taylor Swift flet për lidhjen e saj si asnjëherë më parë

Këngëtarja me famë botërore Taylor Swift, marrëdhënien e saj të fundit ka vendosur ta mbajë larg syrit të publikut dhe nuk ka preferuar të flasë në lidhje me këtë temë. Të njejtën gjë ka zgjedhur të bëjë dhe partneri i saj Joe Alwyn, i cili gjithashtu është treguar shumë diskret rreth romancës së tyre.

E gjendur përballë Paul McCartney për kopertinën e re të revistës “Rolling Stone”, artistja mesa duket ka thënë dy gjëra të vogla rreth lidhjes së saj me britanikun Joe Alwyn. Taylor është shprehur se media ka respektuar privatësinë e saj, sepse pavarësisht dëshirës që ajo ka për ta mbajtur larg syrit të publikut lidhjen, nuk mund të kontrollojë lajmet apo fotografët.

“Unë, shpesh mund të kontrolloj se si jam si person dhe sa normal veproj dhe racionalizoj gjërat, por nuk mund të kontrolloj nëse mediat publikojnë fotot tona, apo nëse fotografët ndjekin makinën tonë apo ndërhyjnë në jetën tonë. Unë nuk mund ta kontrolloj nëse do të ketë një titull të rremë të çuditshëm për ne në lajmet nesër.“- u shpreh ajo gjatë intervistës.

Teksa u pyet nëse Alwyn i kupton vështirësitë e të qenit në krah të një ylli botëror, Swift tha si ai është partneri më i kuptueshëm që ka patur. Gjithashtu shtoi se kjo marrëdhënie e ka mbajtur me këmbë në tokë larg vëmendjes mediatike dhe afër jetës reale.

“Por unë mendoj se duke e njohur atë dhe duke qenë në marrëdhënien që jam tani, kam marrë vendime që e kanë bërë jetën time më reale e me këmbë në tokë dhe më pak si një nga ato histori për t’u komentuar në tabloidet. Ideja e privatësisë duket kaq e çuditshme kur përpiqesh të shpjegosh, por në të vërtetë është thjeshtë përpjekje për të gjetur copa normaliteti”.