Celebrities Gossip Showbiz

“Të bëhesh e fortë është e vetmja gjë që të ngelet të bësh”, çfarë i ka ndodhur Ronela Hajatit?

Ronela ka habitur së fundmi me një post në Instagram, ku shfaqej mjaft e kuruar, por ajo që mori vëmendjen ishte diçitura e fotos e cila na tregoi për disa momente të vështira të saj.

Më tha dikush sot: “Vishemi dhe rregullohemi,por e kemi zemrën copë”, dhe mu kujtua kur pyesja veten: “A mund të shkojë më keq se kaq”. Dhe po shkonte.. Ronela ka festuar edhe kur para një ore qante, edhe kur më vonë e mbyste dhumbja pa e parë askush, sepse të bëhesh e fortë është e vetmja gjë që ngelet të bësh. Kur të mundesh festo. Zemra e një gruaje është një oqean me mistere.

Kujtojmë se këngëtarja bukuroshe mori një pauzë goxha të gjatë pa sjell asnjë projekt të ri muzikor që pas pandemisë, për t’u rikthyer me një album për të cilin është shprehur se punuar shumë. Titulli i albumit është “Rron” dhe derimë tani janë publikuar vetëm dy këngë, ndërkohë që kënga kryesore e albumit “Aventura” do të publikohet në 20 maj.