Celebrities Showbiz

“Të dashuroj!” Sofia Vergara feston përvjetorin e saj të 7-të të takimit të parë me partnerin Joe Mangianiello

Sofia Vergara dhe Joe Mangianiello filluan të dilnin bashkë në verën e vitit 2014 dhe u martuan në nëntor të vitit që pasoi në Palm Beach, Florida. Dyshja festoi përvjetorin e tyre të 7-të të takimit të parë duke dalë jashtë për një darkë romantike. 48-vjeçarja dhe partneri i saj 44-vjeçar postuan foto ku dukeshin më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Gëzuar përvjetorin tonë…plot 7 vite. Të dashuroj!

https://www.instagram.com/p/CQIOuY1FSCO/

Mesa duket, çifi nuk e harron kurrë këtë datë të veçantë të tyren dhe nuk ngurrojnë që t’i thonë njëri-tjetrit fjalët më të ëmbla. Vitin e kaluar aktorja postoi një foto në “Instagram” ku shkruajti:

6 vite qëkur ti më gjete mua! Gëzuar përvjetorin! Ti je i imi!

https://www.instagram.com/p/CBbHuz1Fanh/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c6ef8f4e-4a7a-4e1e-bd81-389cf45d7902

Po aq të dashuruar me njëri-tjetrin sa herën e parë, dyshja shpesh kanë ndarë me publikun dhe surprizat romantike që i kanë dedikuar gjysmës së tyre. Në një intervistë për “The Ellen DeGeneres Show”, Joe ka thënë se:

Ishte ajo e cila më surprizoi mua. Ajo kishte organizuar një piknik në natyrë, kishte krijuar disa shporta pikniku shumë të këndshme me ushqime të shijshme. Unë nuk kisha veshur veshjen e përshtatshme dhe i thashë: ‘Më fal që e prisha përvjetorin tonë!’