Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë po flasin për deklaratat e saj, Fjolla Morina merr vendimin dhe heq dorë nga bizneset e saj!

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik Sylën se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.

Pra, sipas saj armën e ka vendosur me qëllim hakmarrje, biznesmeni Fisnik Syla. Jo vetëm kaq, por Fjolla (nuk dihet nëse i drejtohet vetëm ish-partnerit), por ka bërë akuzën e fortë se kanë dashur t’i vrasin fëmijën që nuk ka arritur dot të ngrihet në  këmbë nga spitali. Ajo gjithashtu është shprehur se prej tij nuk ka marrë asgjë përveç disa rrobave dhe çantave, pasi shtëpinë e ka të sajën.

Së fundmi bëri thirrje publike portaleve, pasi sipas saj shteti po ‘e sulmon’ dhe ka kërkuar ndihmën e popullit dhe institucioneve të huaja për ta shpëtuar.

E pas deklaratave të saj të forta, ofendimeve në rrjete sociale, disa orë më parë Fjolla na ka habitur sërish duke zbuluar se ka hequr përfundimisht dorë nga dy bizneset e saj me veshje të firmave të ndryshme luksoze, por duke mos zbuluar arsyen që e çoi në këtë vendim.

Përshëndetje të gjithëve, desha t’ju tregoi që dy bizneset e mia do jenë të gjitha në zbritje dhe do të mbyllen për arsye private. Ju përshëndes. 

E pas gjithë ‘zhurmës’ që krijoi në portale e media, Fjolla na ka bërë ‘sytë zemra’ me një video ku shfaqet më e lumtur dhe e dashuruar se kurrë krah partnerit të saj më të ri.