Celebrities Gossip Showbiz

Fjolla Morina ‘trondit rrjetin’: “Fëmija im nuk ngrihej dot në këmbë, armën ma ka vendosur Fisnik Syla!”

Vetëm pak minuta më parë Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik Sylën se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.

Pra, sipas saj armën e ka vendosur me qëllim hakmarrje, biznesmeni Fisnik Syla. Jo vetëm kaq, por Fjolla (nuk dihet nëse i drejtohet vetëm ish-partnerit), por ka bërë akuzën e fortë se kanë dashur t’i vrasin fëmijën që nuk ka arritur dot të ngrihet në  këmbë nga spitali. Ajo gjithashtu është shprehur se prej tij nuk ka marrë asgjë përveç disa rrobave dhe çantave, pasi shtëpinë e ka të sajën.

Së fundmi bëri thirrje publike portaleve, pasi sipas saj shteti po ‘e sulmon’ dhe ka kërkuar ndihmën e popullit dhe institucioneve të huaja për ta shpëtuar. 

Ende nuk dihet se çfarë po ndodh, por urojmë që institucionet përkatëse të vihen sa më shpejt në lëvizje.

Vetëm pak ditë më parë, Fjolla me anë të një postimi në rrjete sociale ka zbuluar partnerin e ri duke u siguruar që të mos i tregojë portretin.

Dhe pse prej kohësh të ndarë, ‘thumbat’ në rrjete sociale mes Fjollës dhe Fisnikut vazhduan për një kohë të gjatë. Jo vetëm në këtë video live por dhe para disa ditësh me anë të një serie Instastory-sh, bukuroshja ka shkruar disa fjalë të cilat u dukën si një sulm i drejtpërdrejt.

Ky reagim duket të ketë ardhur menjëherë pasi i pyetur në një bisedë online nga ndjekësit, ish- partneri i saj kur u pyet për Fjollën u shpreh duke u bërë sikur nuk e njeh.