Showbiz

Të jesh bashkëshortja e Justin Bieber nuk është aspak e lehtë!

Të bëhej partnerja e këngëtarit të famshëm, Justin Bieber për modelen e njohur nuk ka qenë aspak e lehtë. Pas ndarjes së tij të bujshme nga Selena Gomez, një pjesë e madhe e fansave simpatizonin ende çiftin “Jelena” (Justin-Selena) dhe e kishin të vështirë për ta besuar se historia e tyre kishte marrë fund.

Ndaj, pasojat e kësaj i ka vuajtur 24-vjeçarja, e cila është përballur me bullizëm të madh në internet. Madje thuhet se ka akoma nga ata persona që ende i dërgojnë mesazhe e komente ku e ofendojnë rëndë modelen.  Së fundmi, Hailey ka treguar në një intervistë për “Going for Goal” se këto komente i kanë prekur edhe shëndetin mendor.

Modelja ka qenë aq e rënduar psikologjikisht sa është detyruar të vizitojë një terapist për ta kaluar këtë gjendje.

Mënyra se si jam përballur me energjinë negative… Kam folur shumë me një terapist. Unë po ashtu jam e martuar me dikë që ka përjetuar të tilla emocione, në ekstremitet, në nivelin më të lartë të mundshëm.