Celebrities Gossip Showbiz

“Të paktën ti u qëndron besnik njerëzve”, Einxhel e zhgënjyer nga Donaldi i del në krah Ilirit!

Njërit nga çiftet më të pëlqyera të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Einxhel dhe Dagz, u erdhi fundi rrugëtimit të tyre. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, si pasojë e një zinxhiri shpëtimi, në fund ngelën vetëm dyshja.

Sipas votave të publikut, ishte Dagz ai i cili rezultoi si më pak i preferuari mes të dyve për të vazhduar lojën dhe e mbylli me aq garën e tij prej 100 mijë eurosh. Eixhel u ndje realisht shumë e zhgënjyer sidomos nga Beatrix dhe Donald dhe u tha se njerëzit bëjnë sikur i duan, kur në fakt nuk i shpëtojnë asnjëherë.

E duket se banorja nuk po e kalon dot këtë veprim nga Donaldi dhe i është drejtuar Ilirit duke i thënë se ai të paktën ju qëndron besnik miqve të tij, duke nënkuptuar se aktori ‘tradhtoi’ mikun e tij.

Të paktën Iliri u qëndron besnik njerëzve të vet, të paktën!

Debatet kanë vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit live midis banorëve. Donaldi ishte një nga ata që ka sqaruar se pse nuk e zgjodhi Dagz për ta shpëtuar nga nominimi. Asyeja ka qenë se ai sheh Einxhel si konkurente të fortë brenda shtëpisë dhe ka vendosur t’i largoj personin më të afërt në mënyrë që Einxhelit t’i dëmtohet loja. Donaldi shpëtoi Tanin dhe nominoi Dagz gjë e cila nuk pritej nga banorët, po ashtu edhe nga publiku.

Nga ana tjetër rikujtojmë se, si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Na mbetet të presim se çfarë dinamikash do të ketë spektakli i ardhshëm ditën e premte.