Një hulumtim i ri britanik ka dalë në përfundimin që një në pesë meshkuj ka llogari sekrete të cilin e fsheh nga partnerja, por edhe një në pesë femra e ndjek fshehurazi ish-partnerin nëpërmjet rrjeteve sociale. Veç kësaj, këto të fundit nëpërmjet ndonjë rrjeti social ‘gjurmojnë’ veprimet e ish-të dashurit, por të nesërmen pendohen për veprimin e bërë.
Disa duan privatësi, disa të tjerë tradhtojnë, rreth 77 % e meshkujve i fshijnë rregullisht mesazhet në celularin e tyre, ndërsa dy të tretat e tyre nuk duan të ndajnë fjalëkalimet me partneren, ka zbuluar studimi i kompanisë kompjuterike ‘BullGuard’. Ata mendojnë që kështu mbrojnë privatësinë e tyre, ndërsa për siguri shtesë çdo një në pesë burra ka një adresë sekrete të cilin nuk ia përmend kurrë partneres.

Adresa të tilla të fshehta dhe profile të tjera më së shpeshti u shërbejnë për të komunikuar me ish-partneren apo me ata të cilët partnerja aktuale nuk i pëlqen. Teksa tek disa prej tyre fshehtësia nuk është me qëllim dashakeq, disa të tjerë këmbëngulin për privatësinë e tyre për të shmangur faktin që partnerja e tyre të marrë vesh për tradhtitë e tyre apo që të mos ketë qasje në gjendjen financiare.

Një nga dymbëdhjetë meshkuj madje kanë edhe celularë rezervë për të cilin partneret e tyre nuk dinë asgjë, që të mund të komunikojnë në mënyrë të sigurtë me persona të tjerë. Për të shmangur zënkat e mundshme, rreth 77 % e meshkujve i fshijnë mesazhet rregullisht. Drejtori i ‘BullGuard’, Mike Hodges shprehet se:
Nuk bëhet fjalë ekskluzivisht që meshkujt të cilët fshehin diçka, detyrimisht i tradhtojnë partneret, sepse shumë prej tyre mendojnë që thjesht kanë të drejtë që disa pjesë të jetës së tyre t’i mbajnë për vete.
Ai shton se meshkujt janë të vetëdijshëm që flirti me kolegen e punës përmes e-mailit mund të shkaktojë probleme serioze në martesën e tyre. Rreth 18 % e meshkujve të cilët i bren ndërgjegjja do të fshijnë nga kompjuteri i tyre fotografitë dhe përmbajtjet erotike sepse e dinë që kjo nuk do t’i pëlqejë partneres së tyre, shtoi Hodges.

Mesa duket paska një ditë specifike të javës, në të cilën ndodh që njerëzit të tradhtojnë dhe rastet që të kapen në flagrancë janë më të larta. Të paktën kështu thonë terapistët në çift dhe për këtë kanë një shpjegim logjik. Ekspertët shpjegojnë që e hëna është problematike, sepse është ditë pas fundjavës, gjatë të cilës partnerët kryesisht kalojnë kohën bashkë, duke i lënë anash aventurat.