Celebrities Gossip Showbiz

Të tjera akuza që ngrihen kundër babait të Britney Spears, po tani çfarë ka ndodhur?!

Britney Spears ka ngritur sërish akuza ndaj të atit të saj duke thënë se ai i ka kërkuar më shumë para. Kjo akuzë vjen pas asaj të avokatëve të saj që akuzojnë Jamie Spears se ka zvarritur marrëveshjen e tij për t’u larguar si kujdestar i pasurisë së Britney-t duke bërë përpjekje zhvatjeje.

Avokatët e këngëtares paraqitën dokumente në gjykatë ditën e hënë duke pretenduar se babai i saj ka kërkuar rreth 2 milionë dollarë si një kusht për t’u tërhequr nga marrëveshja e kujdestarisë 13-vjeçare, në kundërshtim me marrëveshjen që ai bëri në fillim të muajit. Mathew Rosengart, avokati i këngëtares, tha në një deklaratë se:

Britney Spears nuk do të ngacmohet ose zhvatet nga babai i saj. As zoti Spears nuk ka të drejtë të përpiqet ta mbajë peng të bijën duke vendosur kushtet e largimit të tij.

Jamie, i cili pranoi të tërhiqej nga kujdestaria, ka pretenduar se i duhen para nga vajza e tij për të paguar avokatët dhe agjentët, pretendojnë dokumentet. 68-vjeçari mori kontrollin e pasurisë prej 60 milionë dollarësh të vajzës së tij, në vitin 2008, pas një sërë problemesh që ajo pati me shëndetin mendor. Britney tha se marrëveshja e kujdestarisë ishte abuzive, duke pretenduar se ajo ishte detyruar të merrte ilaçe, kontraceptivë dhe të vepronte kundër vullnetit të saj.

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë Britney Spears pasi dyshohet se ajo ka goditur një punonjëse të sajën. Këngëtarja e muzikës pop, është e dyshuar në një hetim, ka treguar zëdhënësi i Zyrës së Policisë të Qarkut Ventura për “E!” në një deklaratë. Punonjësja pretendon se Spears e goditi me një telefon tek duart pasi u përball me të kur punonjësja u kthye nga një vizitë te veterineri.