Celebrities Showbiz

Një lajm i mirë më në fund për Britney Spears! Babai i saj pranon të heqë dorë nga kujdestaria e këngëtares!

Babai i Britney Spears, Jamie Spears, ka rënë dakord të japë dorëheqjen si kujdestar i yllit të muzikës pop pas plot 13 vitesh. Avokati i Britney e cilësoi këtë si një fitore të madhe. Të dy janë të përfshirë në një betejë gjyqësore gjatë viteve të fundit, teksa këngëtarja është duke punuar për të rimarrë nën kontroll jetën e saj. Në dokumentat ligjore thuhet se:

Mandati për këtë gjykatë, ashtu siç është për Spears, është të veprojë në interesin më të mirë të kujdestarisë së Britney-t. Për ta bërë këtë, gjykata duhet të ketë fakte të sakta dhe të vërtetuara mbi të cilat mund të vendosë se Britney do të bëjë çmos për të siguruar bazën faktike që i nevojitet kësaj gjykate dhe për të bashkëpunuar në kalimin në një kujdestar të ri.

Si pjesë e procesit të tranzicionit, Jamie shpreson të punojë me gjykatën dhe avokatin e vajzës së tij, Mathew Rosengart, për të zgjidhur çështjet në vijim. Më tej thuhet:

Kur këto çështje të zgjidhen, Spears do të jetë në gjendje të tërhiqet.

Ndërkohë avokati i këngëtares është shprehur në një deklaratë:

Ne jemi të lumtur që Spears dhe avokati i tij kanë pranuar në një dosje se ai duhet të dorëhiqet.

Jamie Spears, i cili ka kontrolluar jetën e Britney-t, duke nisur nga financat e deri te stili i saj i jetesës që prej problemeve me shëndetin mendor në vitin 2008, ra dakord të tërhiqej në dokumentet e paraqitura të enjten në gjykatë. Rosengart shtoi se ky vendim është një hap drejt drejtësisë. Britney Spears do të jetë nën kujdesin e profesionistes Jodi Montgomery, e cila menaxhon çështjet e saj personale dhe mjekësore. Natyra e këtyre të fundit nuk është zbuluar kurrë publikisht. Britney foli publikisht kundër kujdestarisë të caktuar nga gjykata, duke e quajtur poshtëruese dhe abuzive dhe duke akuzuar të atin se i ka shkatërruar jetën. Spears nuk ka performuar që nga viti 2018 dhe ka theksuar se nuk do të kthehet në skenë nëse babai i saj ka në kontroll karrierën.