Celebrities Gossip Showbiz

Të tjera lule për Bora Zemanin, por nga kush?

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Ashtu siç të gjithë e dinë, për këtë sezon Bora do të jetë prezantuesja e spektaklit më të populluar të kërcimit në Shqipëri, “Dancing with the Stars”, ku mbrëmjen e së premtes është zhvilluar nata e parë, të cilën të gjithë po e prisnin me padurim. Dhuratat dhe surprizat nga mbështetësit dhe suportuesit e Borës kanë qenë të pranishme që para spektaklit dhe duket se ende vazhdojnë. Së fundmi Bora na ka treguar shumë buqeta me lule të ardhura për të dhe shkruan:

Kopshti im i vogël brenda në shtëpi

Tashmë i njohim të gjithë ‘Yjet’ dhe balerinët profesionistë që do të shfaqin talentin e tyre të padiskutueshëm. mbrëmjen e djeshme, çiftet na kanë dhuruar emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike kanë një qëllim të vetëm, fitoren. Juria, e cila përbëhet nga Dalina Buzi, Valbona Selimllari, Armand Peza dhe Kledi Kadiu kanë gjykuar konkurrentët dhe kanë dhënë një vlerësim sa më të drejtë për ta.

Çdo të premte mbrëma, “Dancing with the Stars” ekskluzivisht vetëm në Top Channel.