Celebrities Gossip Showbiz

Të tjerë e ndryshojnë look-un pas ndarjes, Brooklyn pas dasmës!

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz duket se po e shijojnë vërtet jetën bashkëshortore, pasi dyshja u shfaqën në rrjetet sociale gjatë fundjavës. Dyshja u martuan në fillim të këtij muaji në një ceremoni luksoze në shtëpinë e familjes Peltz buzë oqeanit në Palm Beach, me vlerë mbi 70 milionë paund.

E megjithëse vetë detajet e ditës së madhe u lanë në heshtje për pak kohë, nuk duket se çifti do të jetë i njëjtë për pjesën tjetër të jetës së tyre. Brooklyn shkëlqeu teksa pozoi për një foto të bërë nga gruaja e tij për 13.8 milionë ndjekësit e tij në Instagram të dielën. Djali i yllit të futbollit David dhe ikonës së popit dhe modës Victoria kombinoi një këmishë të bardhë të thjeshtë me xhinse blu, një gjerdan ari dhe një prerje të re flokësh.

Nuk është hera e parë që kemi parë Brooklyn dhe Nicola të vërshojnë mbi njëri-tjetrin në rrjetet sociale javët e fundit, teksa edhe këtë herë mbishkrimet dhe komentet në foto nuk kishin të ndalur.

Së fundmi, në Instagram Stories të Nicola-s, të dy u fotografuan të veshur me bluza me të njëjtat ngjyra teksa u përkulën për të puthur njëri-tjetrin. Kjo erdhi vetëm disa ditë pasi ajo postoi një foto pa këmishë të bashkëshortit të saj, i cili i la fansat të mahnitur. Dyshja kanë qenë të pandarë që nga dita e tyre e madhe në fillim të prillit.