Celebrities Gossip Showbiz

Lidhja toksike me Beartin dhe sa para merr nga reklamat, Tea i tregon të gjitha!

Edhe me përmbylljen e “Për’puthen”, ish- konkurrentët e programit vazhdojnë të prodhojnë lajme. Së fundmi, e shumëpërfolura Tea, e cila doli nga “Për’puthen” me Andin, ndërkohë që ishte në një lidhje me Beartin ka treguar gjithçka për jetën e saj në një intervistë.

Shpesh janë përfolur se fama që shfrytëzuan pjesëmarrësit në program ju sjell shumë të ardhura me anë të marketingut dhe mesa duket, Tea këtë ka arritur ta shfrytëzojë më së miri.

E pyetur se sa paguhet për reklama tashmë që është personazhi më i përfolur dhe i ndjekur, Tea ka treguar se merr mjaftueshëm.

Gjithashtu, ish- konkurrentja ka treguar se në jetën e saj ka patur vetëm një lidhje toksike, duke na lënë të kuptojmë se ka qenë ajo me Beartin nga ndarja e tyre aspak e paqtë.