Celebrities Gossip Showbiz

Teksa të gjithë po prisnin rikthimin e tyre, Kanye West habit me veprimin e fundit ndaj Kim Kardashian!

Veprimi i fundit i reperit të njohur Kanye West sapo i ka habitur të gjithë. Ai nuk e ndjek më Kim Kardashian në rrjetin social Instagram dhe ky tanimë është një fakt. Ky veprim ka ardhur thuajse 7 muaj pasi Kim paraqiti kërkesën për divorc. Të njejtin veprim reperi e bëri edhe në kohën kur përflitej se po shoqërohej me supermodelen Irina Shayk. Por muaj më pas ai vazhdoi të ruante marrëdhënien me ish-partneren në rrjete sociale.

Nga ana tjetër, Kim aktualisht e ndjek ish-bashkëshortin e saj në Instagram. Pas paraqitjes së divorcit nga Kim në shkurt të këtij viti, çifti është fokusuar në bashkëprindërimin e katër fëmijëve të tyre North, Saint, Chicago dhe Psalm. Ylli i “KUWTK”, gjithashtu ka vazhduar të mbështesë Kanye-n në maksimum, me abumin “DONDA”. Se si do të vijojnë ngjarjet mes dyshes së njohur, kjo mbetur për t’u parë, pasi në familjen e madhe Kardashian-Jenner ka gjithmonë surpriza!

Në album, Kanye me sa duket pranoi se e kishte tradhtuar Kim vite para divorcit të tyre. Sipas “Page Six”, kënga “Hurricane”, ka të bëjë me tradhtinë, e cila thuhet se ndodhi pasi ish-çifti mirëpritën djalin e tyre Saint, në dhjetor 2015. Ndërkaq rikujtojmë, se pasi fitoi vendin e parë në “Billboard 200” me albumin e tij “DONDA” dhe debutoi me disa ngjyra të tjera adidas YEEZY, Kanye West duket se do të zgjerojë më tej perandorinë e tij duke u “zhytur” në fushën e produkteve të shtëpisë.

Pas ndryshimit të emrit të tij në “Ye”, raportet thonë se kompania e reperit 44-vjeçar “Mascotte Holdings Inc.” ka paraqitur një aplikim për markë tregtare për një linjë të produkteve të shtëpisë të etiketuara me emrin e tij origjinal “Kanye West”. Si gjithmonë me Kanye, ka shumë për të diskutuar. Këtu në këtë link janë pikat më të mëdha për të folur rreth albumit të tij.