Celebrities Showbiz

Telashe në parajsë! Chiara Ferragni dhe Fedez ndjekin terapi në çift?!

Duket se ashtu si çdo njeri tjetër i thjeshtë, edhe Chiara Ferragni paska probleme në jetën e saj personale. Madje këtë e ka pranuar publikisht vetë Fedez së fundmi.

Artisti i njohur italian, në një intervistë të fundit ka pranuar se ai dhe bashkëshortja e tij, Chiara, ndjekin në çift terapitë tek psikologu, por edhe pa qenë në asnjë krizë. Vetëm me problemet e përditshme, ato mjaftojnë që një burrë dhe në grua veç drekave e darkave në restorante, të ndjekin edhe seancat tek psikologu. Fedez shprehet se:

Mendoj që gjëja më interesante është të kërkosh normalitetin dhe të shkosh në terapi bashkë e jo veç e veç.

Mesazhi arriti i fortë dhe i qartë dhe sigurisht pasoi një ndikim të madh mediatik dhe social. Ka shumë të famshëm që janë përpjekur gjatë viteve të heqin tabu dhe stigmën mbi shëndetin mendor.

Dyshja e njohur italiane, blogerja Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Fedez janë padyshim një nga çiftet më të njohura e me të komentura në botën e showbiz-it. Ata shquhen për natyrën e thjeshtë e pa komplekse që kanë. Çifti i famshëm kanë ngritur perandorinë e tyre dhe po ja dalin të pasurohen çdo ditë e më shumë mes bizneseve që zotërojnë dhe kontratave që nënshkruajnë.

Së fundmi del dhe një prodhim filmik i tyre që pritet ta rrisë dhe më shumë vlerën në llogarinë e çiftit. Por a e dini sa fitojnë ata në një minutë? Sipas një faqeje të njohur në Instagram që analizon personazhet publik dhe fitimet e tyre, ata fitojnë 32 euro në minutë. Chiara Ferragni është pa dyshim një nga ikonat më të mëdha të modës.