Celebrities Gossip

Telenovela u mbyll, tani djeg zjarri i pasionit Wanda-Mauro!

Një histori dashurie, fushatë publiciteti apo…? Me shumë gjasa, fotoja e publikuar në rrjetet sociale nga Wanda Nara e Mauro Icardi ka domethënie të gjerë. Mesazhi që futbollisti dhe gruaja agjente duan të përçojnë në publik është se jo vetëm që mes tyre ka shpërthyer paqja, por gjithashtu, djeg zjarri i pasionit. Të afruar me trupat e tyre të zhveshur, ai i mbuluar nga tatuazhet ndërsa ajo me të brendshme ngjyrë mishi, ndërsa dhurojnë emocione të forta. A thua të jenë “varrosur” përgjithmonë letrat e divorcit?

Për momentin, mbishkrimi: “Unë dhe ti, fraza ime e preferuar”, dëshmon se gjërat po shkojnë shumë mirë për çiftin. Ata shkëmbejnë vështrime intriguese, në pozat provokuese e plot pasion. Por, kushedi çfarë bëhet brenda mureve të shtëpisë? A ka arritur Wanda të falë momentet e hutimit të Mauros, më saktësisht, të tundimit për të tjerat? Po Maurito, a ia ka dalë të fitojë plotësisht zemrën e agjentes së tij?

Telenovela që mbajti të mbërthyer fansat, duket se u mbyll me fund të lumtur, nisur nga pasioni i rigjetur në një foto që mban era… eros. Shkrepjet e ditëve të fundit në Paris i janë besuar profesionistëve. Mjaft më me selfie në tualet, tani duhen imazhe më perfekte, më pranë spoteve publicitare.

Çfarë mund të ketë në mendje Wanda Nara?