Në fillim u mendua se ishte e gjitha shaka, nga ato që duan të tërheqin vëmendjen në mbrëmje të mëdha të rëndësishme, siç padyshim është ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar. Por, për çudinë e të gjithëve nuk ishte kështu dhe Will Smith nuk u përmbajt e arriti të trazojë ujërat. Aktorit të njohur hollivudian, nuk i mbajtën nervat kur gjatë prezantimit të dokumentarit më të mirë fitues, komediani Chris Rock bëri një batutë për prerjen shumë shkurt të flokëve nga Jada Pinkett Smith, bashkëshortja e Will-it, e cila vuan nga alopecia, sëmundje autoimune që shkakton rënien e flokëve. Will u çua nga vendi ku qëndronte i ulur dhe iu drejtua skenës ku grushtoi kolegun.
Mos e përmend me gojën tënde të qelbur emrin e gruas sime!
Më pas, Will Smith kërkoi falje dhe këtë e bëri në fjalimin e pranimit të Oscar-it si aktori më i mirë në filim “King Richard”, në këtë rast të Richard Willimas, babai i dy tenisteve legjendare Venus e Serena Williams.
Arti imiton jetën. Dukem si babai i çmendur, ashtu siç thonin për Richard Williams, por dashuria ju detyron të bëni gjëra të çmendura.